Aktualitet Bota

Aktivistja Malala Yousafzai shpreh shqetësimet e saj lidhur me situatën në Afganistan!

Grupi talebanë, që sundonte Afganistanin në vitin 1966, është tani në kontroll të më shumë se gjysmës së vendit. Malala Yousafzai është një grua e cila po i jep zë shqetësimeve të saj lidhur me kontrollin e talebanëve në Afganistan.

Ditën e kaluar, 24-vjeçarja, aktivistje e të drejtave të njeriut, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur një taleban i armatosur hyri në shkollë e saj dhe e qëlloi atë në fytyrë, shprehu shqetësimin e saj lidhur me gratë, minoritetet dhe avokatët e të drejtave të njeriut teksa kërkon ndihmën e pushteteve globale, rajonale dhe lokale lidhur me këtë çështje.

Në një postim në Twitter, ajo shkroi:

Jemi të shokuar teksa shohim si talebanët po marrin pushtetin e Afganistanit. Jam shumë e shqetësuar për gratë, minoritetet dhe avokatët e të drejtave të njeriut. Pushtetet globale, rajonale dhe lokale duhet të ndërhyjnë patjetër dhe të sigurojnë ndihmë të menjëhershme dhe të mbrojnë refugjatët dhe civilët. 

Javën e fundit, të gjitha mediat raportuan se talebanët sulmuan disa qytete provinciale në Afganistan. Ky grup ka tashmë nën sundim më shumë se gjysmën e vendit. Muaj pasi presidenti i SHBA, Joe Biden lajmëroi tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani, administrata e tij po dërgon trupa për të siguruar mbrojtje teksa amerikanët evakuojnë banorët.

CNN raportoi se trupat do të mbërrijnë në Kabul në fund të kësaj jave. Shtëpia e Bardhë doli në një deklaratë zyrtare ditën e djeshme, ku u shpreh:

Presidenti i SHBA së bashku me zëvendës presidentin, u takuan në një videokonferencë me skuadrën e tyre të sigurimit kombëtar, për të dëgjuar lajmet e fundit lidhur me situatën e civilëve në Afganistan, evakuimin e tyre dhe situatën aktuale në Kabul. 

Në një deklaratë, Joe Biden u shpreh se ai ka autorizuar qeverinë e tij që të sigurohet për mbrojtjen dhe evakuimin e civilëve në Afganistan. Trupat e dërguar në aeroportin e Kabulit nuk do të përfshihen drejtpërdrejtë në luftën kundër talebanëve. Përkundrazi, ato do të asistojnë në sigurinë e njerëzve dhe në evakuimin e punonjësve të ambasadës, siç tha dhe shefi i Pentagonit, Jonh Kirby më herët.

Rikutojmë se, së fundmi, ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka kërkuar Joe Biden të japë dorëheqjen. Trump ka deklaruar se ajo çfarë Biden ka bërë në Afganistan kohët e fundit është legjendare dhe situata aktuale është një turp. Po ashtu Trump thekson se ky zhvillim do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.