Bota

“Situata në Afganistan, humbja më e madhe në historinë amerikane”/Trump i kërkon Joe Biden-it dorëheqjen!

Së fundmi, ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka kërkuar Joe Biden të japë dorëheqjen. Trump ka deklaruar se ajo çfarë Biden ka bërë në Afganistan kohët e fundit është legjendare dhe situata aktuale është një turp.

Koha që Joe Biden të japë dorëheqjen në turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të COVID, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar. Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë!

Po ashtu Trump thekson se ky zhvillim do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.

Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane!

Edhe vetë Trump gjatë kohës kur ishte President ka qenë i kritikuar për qasjen ndaj Afganistanit. Në shkurt të vitit 2020 ai pranoi një marrëveshje me talebanët që sot kanë marrë kontrollin e vendit dhe pritet të formojnë qeverinë e re.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se ashtu si u bë me dije ditën e djeshme nga kryeministri i vendit tonë Edi Rama, Shqipëria ka hapur dyert për qytetarët afganë. Së shpejti, rreth 400 afganë pritet të mbërrijnë në vendin tonë për tu strehuar përkohësisht.

Sipas “ABC”, operacioni po koordinohet në vendin tonë nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane, teksa numri i saktë i afganëve që do të strehohen është i papërcaktuar dhe do të saktësohet nga nevoja që amerikanët do të paraqesin.