Celebrities Showbiz

Aktori i njohur i jep fund beqarisë!

Aktori i njohur Tom Hiddleston dhe partnerja e tij Zawe Ashton janë gati të hedhin hapin e madh në lidhjen e tyre. Aktori i njohur për rolin e tij si Loki, 41 vjeç dhe aktorja Velvet Buzzsaw, 37 vjeçe, janë fejuar së fundmi. Këtë e kanë konfirmuar burime të afërta pranë çiftit.

Megjithatë, përfaqësuesit e yjeve nuk pranuan të komentojnë më tej. Dyshja luajtën së bashku në shfaqjen ” Betrayal” në Broadway në vitin 2019 dhe ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në ‘Tony Awards’ në muajin shtator. Hiddleston luajti në rolin e Robert, një burrë, gruaja e të cilit, Emma (e luajtur nga Ashton) ka një lidhje me mikun e tij më të mirë, Jerry. Historia ndjek tradhtinë, nga pasojat e saj deri në fillimet e saj.

Në ndarjen e çmimeve BAFTA 2022 gjatë fundjavës, Ashton ndezi thashethemet e fejesës kur u fotografua me një unazë në gishtin e martesës. Hiddleston është i njohur për rolin e Loki në Universin Kinematik të Marvelit, ndërsa Ashton po i bashkohet botës së ‘Avengers’ me një pjesë në vazhdimin e ardhshëm të ‘Captain Marvel, The Marvels’, në kinema në shkurt të 2023. Hiddleston, i cili më parë ishte në një lidhje me Taylor Swift, ka shpehur në një intervistë me “The Telegraph” për arsyen pse ai nuk diskuton lidhjet romantike:

Të gjithë kanë të drejtë për një jetë private. Unë e dua atë që bëj dhe i përkushtohem me përkushtim absolut për të bërë art të madh dhe argëtim të madh dhe në mendjen time nuk i kundërshtoj të dyja. Puna ime është në sferën publike dhe unë kam një jetë private. Dhe këto dy gjërat janë të ndara.