Celebrities Film & Tv Showbiz

Tom Hiddleston shfaqet si kurrë më parë në krah të aktores bukuroshe!

Loki mesa duket ka arritur që të gjejë dashurinë. Ylli i filmave të ‘Marvel’ Tom Hiddleston kishte zgjedhur që ta bënte debutimin e tij në tapetin e kuq, këtë herë me të dashurën Zawe Ashton në eventin e ‘Tony Awards 2021’ i cili u zhvillua këtë të dielë në qytetin e madh të Nju Jork-ut.

Ata u fotografuan krahë njëri-tjetrit dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë. Aktorja kishte zgjedhur që të vishej me një fustan mahnitës në ngjyrë të kuq. Ndërkohë që aktori Hiddleston kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë blu me një papion po në të njëjtën ngjyrë. Ata kanë qëndruar nën shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes së eventit në Winter Garden Theater.

Aktori i cili është i njohur për rolin e tij si “Loki” u nominua për interpretimin më të mirë nga një aktor kryesor në një shfaqje për rolin e tij në ” Betrayal”.

Çifti më vonë u panë dhe u fotografuan teksa mbanin veshur edhe maskën për t’u mbrojtur nga COVID-19 sepse ishin në ambient të mbyllur. Hiddleston dhe aktorja e “The Handmaid’s Tale” e kanë mbajtur gjithçka private në lidhje me jetën e tyre. Për herë të parë ata janë shfaqur dhe kanë konfirmuar lidhjen e tyre gjatë këtij muaji. Kjo ndodhi teksa ata ishin duke shijuar pushimet e tyre romantike, së bashku në Ibiza.

Ata u lidhën për herë të parë në vitin 2019 ndërsa luanin së bashku me njëri -tjetrin dhe ishin pjesë e produksionit “Betrayal” në West End. Kujtojmë se edhe gjatë vitit të kaluar u përfolën se të dy ishin vendosur në Atalanta. Hiddleston, kohë më parë ka qenë në një lidhje me këngëtaren e njohur Taylor Swift, ku besohet se lidhja ka zgjatur rreth tre muaj, pasi ata vendosën që të ndërprisnin gjithçka në muajin shtator të vitit 2016. Nga ana tjetër, thuhet se Tayloë Swift është fejuar me Jow Alwyn.