Film & Tv

Aktori Kit Harington: “Game of Thrones më shkaktoi probleme mendore!”

Jo vetëm në sport, bërja publike e problemeve të shëndetit mendor po përhapet e sa vjen e shtohet numri i atyre që preferojnë të thyejnë heshtjen. Pas gjimnastes amerikane, Simone Biles, e mbështetur nga këngëtari kanadez Justin Bieber, tani radhën e ka Kit Harington, që në serialin epik Game of Thrones të mbyllur në 2019-ën, interpretonte rolin e Jon Snow-t.

Aktori anglez tregoi se në periudhën që përkonte me mbylljen e xhirimeve pati probleme të shëndetit mendor e një lodhje të fortë nervore për shkak të asaj që e përshkruan si natyrë të dhunshme, intensive dhe emotive të serive, me ndikim në jetën e përditëshme të 34-vjeçarit, aq sa qëndroi një vit jashtë sheshxhirimeve.

Për Hollywood Reporter tregon:

Kalova probleme që mendoj se lidhen me atë që të ofronte Game of Thrones dhe atyre që kam bërë ndër vite. Më tej erdhi vendimi për t’u përqëndruar te vetja ime e të merrja një periudhë pushimi.

Në maj të 2019-ës, Harington u shtrua në një qendër të shëndetit mendor. Shumë stres, abuzim me alkoolin e çështje personale për t’u zgjidhur nga ylli i padiskutuar i Game of Thrones që dukej se nuk arriti ta përballonte peshën e sukesit të sagës. Për këtë iu nënshtrua një periudhe rehabilitimi psikologjik.

Frika nga rolet, tashmë e ka bërë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre çka e tregon dhe përfshirja në sezonin e dytë të Modern Love e që nuk ka pikë lidhjeje me Game of Thrones, kjo nuk ka dyshime.

Ndërkohë në fillim të vitit, Kit dhe Rose Leslie u bënë prindër të një djali. Dy aktorët u njohën në setin e Game of Thrones dhe u martuan në vitin 2018.