Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur do të bëhet nënë për herë të dytë!

Julia Stiles është shtatzënë me fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj, Preston J. Cook. Aktorja, 40 vjeçe, e konfirmoi lajmin duke u shfaqur në tapetin e kuq teksa ndoqi një shfaqje të “The Humans” në Village East Cinema në New York. Stiles kishte veshur një fustan të zi ku dukej qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Ky do të jetë fëmija i dytë i yllit të “10 Things I Hate About You” me Cook, me të cilin ajo u martua në shtator të vitit 2017 ndërsa ishte shtatzënë me djalin e tyre, tani 4-vjeçar, Strummer. Ylli i “Silver Linings Playbook” u takua me Cook në xhirimet e thrillerit “Blackway” të vitit 2015. Ajo shpalli fejesën e tyre në janar të 2016-ës. Në një foto të postuar në Instagram në atë kohë, të duarve të çiftit, duke vënë kështu në pah unazën e saj të fejesës, aktorja e shoqëroi me fjalët:

Krishtlindja më e bukur e kaluar ndonjëherë! 

Gati një muaj pas martesës së tyre, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku. Stiles më vonë u shpreh për revistën “PEOPLE” mbi balancimin e të qenit një nënë dhe karrierës së saj.

Një nga gjërat më të jashtëzakonshme është se, në shumë mënyra, fokusimi i vëmendjes time tek djali im më ka bërë një aktore më të mirë, sepse nuk kthehem në shtëpi çdo natë duke u ndalur në çdo skenë të vogël, në çdo linjë të vogël dhe duke u fiksuar pas punës. Prindërimi ju heq fokusin nga puna, gjë që ju bën më të mirë.

Aktorja nuk e ka diskutuar shtatzëninë e saj në rrjetet sociale, megjithëse nxiti disa spekulime kur promovoi podcastin “Dear Doula” në llogarinë e saj në Instagram në muajin tetor. Julia shkroi disa fjalë që ngacmuan kuriozitetin e ndjekësve:

O Zot i madh kjo është shumë e mrekullueshme. Prindër, ju keni nevojë për këtë. Edhe nëse nuk keni fëmijë, mund të dëshironi vetëm të dëgjoni zërin e Brandi-t.

https://www.instagram.com/p/CUzpuD9Fnud/