Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur e serialit “Bridgerton” ka një kërkesë shumë të rëndësishme për fansat e saj!

Nicola Coughlan është duke e vendosur shëndetin e saj mendor në vend të parë pas shumë komenteve që ajo ka marrë deri më tani në lidhje me trupin e saj në internet. Ylli i “Bridgerton” kërkoi që fansat të përmbahen nga komentet për trupin e saj në një postim të përzemërt që ajo bëri të dielën në rrjetin e saj social Instagram.

Nëse keni një mendim për trupin tim, ju lutem, mos e ndani atë me mua.

Aktorja irlandeze shtoi se ndërkohë që shumica e komenteve kanë qenë pozitive, ajo është vetëm një qenie njerëzore e vërtetë. Coughlan luan rolin e Penelope Featherington në serialin e njohur “Bridgerton”, i cili do të rikthehet për sezonin e tij të dytë në muajin mars. Ajo gjithashtu vuri në dukje se e kupton pjesën që njerëzit do të vazhdojnë të kenë gjykimet e tyre për të duke qenë se është edhe një figurë publike.

Nëse keni një mendim për mua, është në rregull. E kuptoj që jam në TV dhe se njerëzit do të kenë gjëra për të menduar dhe për të thënë në lidhje me mua, por ju lutem të mos ma dërgoni direkt.

Aktorja bukurosshe shpjegoi se zgjodhi selfie-n në pasqyrë të postuar së bashku me lutjen sepse ishte e kënaqur me flokët e saj sesi ngjanin në atë foto. Coughlan foli më parë për betejat e saj me famën në numrin e marsit të kopertinës së “Elle UK”.

Të jesh i famshëm është si të jesh një qen në metro. Është saktësisht e njëjta energji. Kur hipni, të gjithë ju shikojnë. Disa njerëz janë kaq të buzëqeshur, ndërsa disa kanë frikë nga ju dhe nuk duan t’ju afrohen. Disa njerëz ju prekin pa pyetur.

Coughlan nuk është e para e famshme që iu kërkon ndjekësve që të ndalojnë së komentuari trupin e saj. Vitin e kaluar, Jonah Hill bëri kërkesën e tij në Instagram për të dekurajuar fansat që të shprehnin mendimet e tyre me të.