Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

E papritur/Krijuesi i “Bridgerton” i bashkohet Kim Kardashian për shfaqjen e re të Netflix!

Netflix ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e serialit të famshëm “Bridgerton” me sezonin e katërt, i cili do të fokusohet në historinë e dashurisë së Benedict Bridgerton (Luke Thompson). Sezoni i ri do të ndahet në dy pjesë, ashtu si sezonet e mëparshme. Pjesa e parë do të publikohet më 29 janar 2026. Pjesa e dytë do të vijë më 26 shkurt 2026. Netflix ka zgjedhur ta ndajë sezonin në dy faza për të mbajtur tensionin dhe pritshmëritë e larta të fansave.

Ndërkaq, Kim Kardashian ka bashkuar forcat me krijuesin e serialit të njohur “Bridgerton”, Chris Van Dusen. Ata po punojnë së bashku për serialin e ri të Netflix, “Calabasas”. Kim e konfirmoi lajmin duke ndarë një postim nga Deadline në Instagram. Van Dusen shprehu entuziazmin e tij për të punuar me Kim dhe Emma Roberts, e cila shërben edhe si producente.

Ai shkroi në postim: “Kam ëndërruar për këtë bashkëpunim”. Seriali i ri i Netflix bazohet në librin e Vija Bleidner të vitit 2021, “If You Lived Here You’d Be Famous By Now”. Ngjarja ndjek 16-vjeçaren Vija, e cila, sipas sinopsisit, transferohet nga një shkollë private katolike në shkollën e mesme Calabasas, ku përjeton “tronditje kulturore dhe është plotësisht e vetme”. Ende nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth serialit, por dihet që Kim është një fanse e madhe e “Bridgerton”. 

Ndërkaq, rikujtojmë se Kim Kardashian, ka zbuluar për herë të parë se është diagnostikuar me një aneurizëm të trurit, një fryrje e vogël në një enë gjaku gjatë një kontrolli rutinë shëndetësor, duke tronditur fansat e saj anembanë botës. Në episodin e fundit të sezonit të 7-të të serialit, 45-vjeçarja rrëfeu se diagnoza u zbulua pas një “Prenuvo scan”, një ekzaminim i avancuar që monitoron shëndetin e përgjithshëm të trupit. Pas rezultateve shqetësuese, ajo iu nënshtrua një serie skanimesh të detajuara në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.