Duket se telenovela J.Lo-Alex Rodriguez-Ben Affleck po bëhet gjithnjë e më e çuditshme. Së fundmi, mediat ndërkombëtare aludojnë se Alex ka nisur një lidhje të re me ish-in e Ben Affleck, Lindsay Shookus. Shkak për këtë është bërë prezenca e tij në ditëlindjen e saj në datë 19 Qershor, kur 45-vjeçari është ulur pranë saj gjatë festës private në Hamptons. Ky afrimitet mes Rodriguez dhe Shookus zgjoi interesin e të gjithëve.
Vetë protagonistët nuk kanë reaguar por burimi “E!News” raporton se mes Alex dhe Lindsay nuk ka asgjë më shumë se miqësi.
Ata kanë qenë miq prej 15 vitesh dhe Lindsay ka një raport shumë të mirë me Ben Affleck.
Ndërkohë, së fundmi u përhap me shpejtësi lajmi se Alex ka marrë me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New York-ut, e cila është tre minuta larg nga shtëpia e Jennifer. Alex është vendosur në shtëpinë e tij të re pasi dhe gjatë fundjavës kishte ndarë disa video.
https://www.instagram.com/p/CQM5oKdn83Q/
Rikujtojmë se, Alex është përfolur dhe për një rikthim me ish-bashkëshorten e tij, por ende nuk ka pasur asnjë reagim nëse është thjesht një raport miqësor apo diçka më shumë.