Celebrities Gossip Showbiz

‘Ama’ nga Bardhi dhe Majk rekord klikimesh në YouTube!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.

‘Ama’ e dy reperëve në më pak se dy javë nga publikimi ka arritur 5 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.

Majk gjithashtu është shprehur se është veç fillimi, duke na bërë me dije se do të presim shumë projekte te tij këtë verë.

‘Kce kce’ quhet projekti i tij më i ri në bashkëpunim me Gjikon, që vetëm në pak ditë nga publikimi ka arritur të numërojë miliona klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.

Në qendrën e Tiranës edhe këtë vit u zhvillua ‘Colour Day Festival’ që tashmë është kthyer në traditë. Në këtë super event të shumtë ishin artistët që dhuruan performanca të veçanta. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për TAR në ‘Colour Day Festival’, njëri nga artistët e ftuar Majk na konfirmoi dhe dy bashkëpunime të reja.