Celebrities Gossip Showbiz

Dy bashkëpunime të reja do të publikohen së shpejti nga Majk dhe këtë e zbulon ekskluzivisht për TAR!

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin.

Në qendrën e Tiranës edhe këtë vit u zhvillua ‘Colour Day Festival’ që tashmë është kthyer në traditë. Në këtë super event të shumtë ishin artistët që dhuruan performanca të veçanta. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për TAR në ‘Colour Day Festival’, njëri nga artistët e ftuar Majk na konfirmoi dhe dy bashkëpunime të reja.

Dhe këtë verë nuk besoj që do të mungojë hiti tjetër me Getin edhe pse veç sa ka dalë para verës ‘Ani Nasht’, po tani jemi në përgatitje të një kënge tjetër që do të dalë shumë shpejt. Përndryshe, bashkëpunimet janë të mirëseardhura. Kur më pëlqen një artist dhe më pëlqen muzika dhe është energjia e mirë, pse jo me bashkëpunu. Bashkëpunimet janë të mira gjithmonë. Me Getin do të dalë një këngë me klip tani, nuk po e bëj të ditur titullin. Po bëj të ditur dhe një lajm tjetër, një këngë e re do të dalë me një artist të ri. Jam gjithmonë për përkrahje të artistëve të rinj që vijnë, sidomos ata që kanë shumë talent edhe kanë shumë vullnet për të bashkëpunuar, pse jo.

Pak ditë më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë entuziansmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin dhe duan muzikën e tij.