Celebrities Showbiz

“Amici Dance Tirana”, evenimenti që bëri bashkë Albi Nakon dhe Kledi Kadiun!

Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” kanë qenë Albi Nako dhe Kledi Kadiu. Ata kanë folur për “Amici Dance Tirana”, një eveniment ndërkombëtar, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në leksione të disiplinave të ndryshme me koreofrafët dhe balerinët më të njohur të spektaklit italian “Amici”. Evenimenti do të mbahet nga datat 19-23 Qershor dhe kjo shënon dhe herën e parë që një frymë e tillë e baletit vjen në Tiranë. Për më shumë na tregojnë vetë Albi dhe Kledi…

Si u bëtë bashkë për të sjellë një workshop të tillë në Tiranë?

Albi: Unë u bë rreth dy-tre vitet e fundit që marr pjesë në kompeticione në Itali ku studentët marrin njohuri të ndryshme. Dhe lindi ideja pse të mos e bëj edhe në Shqipëri. I kërkova Kledit ndihmë dhe pastaj në bisedat e përditshme thamë që këtë gjë pse të mos e bëjmë bashkë. Sepse bashkimi bën fuqinë. Ky workshop lindi si për të dhënë një kontribut shumë të madh në Tiranë. Për të qenë një balerin me baza të mira, të duhen përvoja nga më të ndryshmet. Në Shqipëri kjo gjë mund të jetë në hapat e para. Nuk është kultura e workshop-it ende.

Kledi: Këtu balerinët janë më të rëndësishmit tek “Amici”, ka balerinë dhe koreografë që janë atje. Nuk është e hapur vetëm për balerinët profesionistë, por sidomos dhe për amatorët.

Si do të funksionojë i gjithë workshop-i?

Kledi: Çdo ditë do të këtë mësues të ndryshëm, në çdo kategori. Dita është plot, vetëm me një pauzë të vogël. Ka 10 koreografë dhe balerinë që do të jenë mësuesit. Duke filluar nga Alessandra Celentano, Martina Nadalini, Roberto Carrozzino, Simone Nolasco, Federica Angelozzi, Spillo, Matteo Adino, Dori’s, Mattia Tuzzolino dhe Dorian Grori. Të gjithë e pritën me shumë entuziazëm. 

Albi: Është një rast i mirë për të promovuar Tiranën. Në Itali ekziston akoma mentaliteti që këtu në vend të makinave, ka gomerë.

Si është interesi në pjesëmarrje deri tani?

Kledi: 70% deri tani janë balerinë italianë, që të vijnë ta ndjekin workshop-in në Tiranë. 

Albi: Thirrja është për të gjithë dhe do më vinte mirë të vinin sa më shumë. Sepse duhen më shumë njohuri. Këti do të kenë mundësi për ballafaqim të drejtpërdrejtë me mësuesit. Ne nuk e kemi akoma frymën apo kulturën e tillë në Shqipëri.

Si është disiplina e balerinëve shqiptarë?

Albi: Unë punoj me gjeneratat. Do ta quaja disiplinën që në kohën tonë mësuesi rrinte me thupër në dorë. Në kohët e shkollës së baletit ka pasur disiplinë të madhe. Kanë ndryshuar kohët. Është një brezi i ri dhe disiplina tani do të thoja që lë për të dëshiruar.

Kledi: Workshop-et lindin me këtë synim, që të japin diçka të re, njohuri, ushtrime të përditësuara. Sepse stili i baletit do të jetë gjithmonë në evoluciuon.

Albi: Workshop-et shërbejnë për të kapur në kohë reale se çfarë ndodh nëpër botë.

Si mund të kontaktojnë të interesuarit?

Instagrami është mënyra më e thjeshtë. Aty ka numër telefoni dhe janë të gjitha të dhënat. Në finale do të jepen dhe bursa studimi të plota për në Itali.