Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie vjen me mbështetjen e saj publike për protestuesit iranianë!

Ylli hollivudian Angelina Jolie u largua nga roli i saj si e dërguara speciale në agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR, pas 20 vitesh fushatë në mbështetje të njerëzve të zhvendosur me forcë në mbarë botën. Jolie, në një deklaratë të përbashkët me UNHCR-në, tha se dëshironte të trajtonte një grup më të gjerë çështjesh humanitare dhe të të drejtave të njeriut.

Por dorëheqja mesa duket nuk i ka shuar përpjekjet e saj humanitare në emër të refugjatëve. Së fundmi aktorja, regjisorja dhe aktivistja dha mbështetjen dhe solidaritetin e saj me iranianët të cilët po kërkojnë ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet strikte të vendit pas vdekjes së Mahsa Amini, 22-vjeçe, e cila vdiq në paraburgim nga policia gjashtë muaj më parë.

Skenaristja dhe regjisorja “In The Land Of Blood And Honey” veçoi dy nga protestuesit që pësuan lëndime të rënda në sy kur trupat e Gardës Revolucionare Islamike, shtypën demonstratat.

Duke menduar për të rinjtë iranianë që kanë pësuar lëndime në sy duke protestuar për vrasjen e Mahsa Amini. Shumë të mbijetuar kanë humbur shikimin në një ose të dy sytë. Është një kujtesë e çmimit që po paguajnë të rinjtë iranianë në luftën e tyre për të drejta dhe liri.

Jolie ndau gjithashtu një foto që tregon Tavakolian, një studente doktorature në Iran, në një spital me syrin e djathtë të fashuar, së bashku me një citim nga ajo që simbolizon vendosmërinë e saj gjatë këtyre kohërave të trazuara.

Ti synon sytë e mi, por zemra ime ende po rreh.

Rikujtojmë, se Jolie siç dihet përveç se aktore është regjisore dhe aktiviste humanitare. Por mesa duket nuk mbaron me kaq. Ylli i filmave po përgatitet të lançoje një markë veshjesh dhe bizhuterish. Thuhet se Jolie ka aplikuar për një markë globale për biznesin, të cilin e ka quajtur “Atelier Jolie”.