Tech

Aplikacioni Viber rrit besimin e përdoruesve!

Lideri global për mesazhe dhe komunikim zanor, Rakuten Viber e ka mbyllur vitin 2023 me një sërë funksionesh të reja, të cilat forcojnë përkushtimin ndaj shërbimit të klientëve. Gjatë vitit të kaluar, Viber ka prezantuar një sërë produktesh dhe shërbimesh inovative që plotësojnë nevojat e përdoruesve të saj. Një nga shërbimet është Viber Plus, i cili ka debutuar si ofertë premium e kompanisë, duke u ofruar përdoruesve veçori të përmirësuara dhe opsione personalizimi.

Gjithashtu, Viber e ka bërë më të lehtë qasjen në fotografi, video dhe lidhje të përbashkëta. Kjo ka ndikuar që të ketë rritje të mesazheve të dërguara dhe të rritet numri i pjesëmarrësve në një bisedë. Vitin e kaluar, aplikacioni prezantoi edhe Viber for Business, duke i lejuar përdoruesit të zbulojnë informacione për biznese të ndryshme, gjë që e ka rritur besnikërinë e klientëve edhe më shumë.

Rakuten Viber ka forcuar edhe sistemin e superaplikacioneve duke prezantuar shërbime shtesë. Një ndër partneritetet e dukshme ishte integrimi i një asistenti me Inteligjencë Artificiale (Al) të quajtur Cookie, i cili ka mbi 720 mijë abonentë. Viber premton gjithashtu përditësime të tjera vitin e ardhshëm.