Tech

U pamundëson përdoruesve të kenë qasje në zgjedhje për muzikë, çfarë rrezikon “Apple”?

Kompania amerikane “Apple” është akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian, për shkak të mënyrës si menaxhon platformën online të aplikacioneve (App Store). Zyrtarja e Komisionit Evropian për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager ka thënë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se “konsumatorët janë duke humbur”.

Komisioni Evropian ka thënë se kundërshton mënyrën se si “Apple” drejton dyqanin online sa u takon platformave të lidhura me muzikën dhe platformave të vetë kompanisë “Apple”, duke thënë se kjo gjë u kushton më shumë konsumatorëve dhe ua kufizon zgjedhjet. Mes tjerash është përmendur edhe se praktika e “Apple” është duke shtyrë krijuesit e aplikaconeve që shesin përmbajtje digjitale, që të përdorin sistem pagese.

Hetimi i BE-së, që është realizuar pas një ankese të kompanisë së mirënjohur për shërbime të muzikës ‘Spotity’, ka thënë se shpezimet shtesë janë duke u bartur te konsumatorët. Shqetësimi i dytë ka të bëjë me atë se ‘Apple’ ua parandalon zhvilluesve të aplikacioneve që t’iu tregojnë përdoruesve për mënyra më të lira të pagesave. Vestager tha se:

Gjetjet tona preliminare tregojnë se Apple kontrollon përdoruesit e pajsjeve iPhone dhe iPad përmes dyqanit App Store. Përmes rregullave të ashpra, që dëmtojnë shërbimet konkurruese, Apple ua pamundëson përdoruesve që të kenë qasje në zgjedhje për muzikë dhe kështu dëmton konkurrencën.

Kompania ‘Apple’ nuk është deklaruar ende rreth kësaj çështjeje. Sipas Ligjit të BE-së për konkurrencë, kompanitë mund të gjobiten me një përqindje të fitimeve të tyre vjetore, në rast se vërehen shkelje, që në këtë rast për ‘Apple’ mund të nënkuptojë miliarda euro.

Rikujtojmë, se “Një strukturë e ruajtjes së energjisë së rinovueshme” do të jetë projekti i kompanisë “Apple” që bëri me dije se si fillim struktura do të jetë në Kaliforni, ku do të përdoret energjia diellore për të gjitha objektet e saj në këtë shtet.