Aktualitet

Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka!

Telashe për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për shqiptarët, Aleksandër Gjoka. Këngëtari është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Arrestimi u rreth orës 00.15 dhe Aleksandri është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”. Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Lajmi në përditësim.