Bota

Artistja afgane publikoi pamjet nga avioni i shpëtimit dhe ndau disa fjalë me ndjekësit…

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed  është një nga mijëra personat që u arritisën nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u largua para pak ditësh me avionin e Forcave Ajrore të SHB. Ajo ka postuar një foto nga avioni dhe ka shkruar:

Në një intervistë kam shprehur se do të jem “ushtarja e fundit që do të largohet nga atdheu” dhe sado interesante që të jetë, pikërisht kështu ndodhi. Shpresoj dhe lutem që si rezultat i ndryshimeve të fundit, njerëzit e mi të jenë në gjendje të jetojnë një jetë në paqe, pa frikën e bombave apo shpërthimet që mund t’i vrasin. Zemra ime, mendimet e mia dhe lutjet e mia do të jenë gjithmonë me ju. 

https://www.instagram.com/p/CSr60xus1ds/

Në llogarinë e saj në Instagram, ishte partneri i saj, Hasib Sayed që vendosi të shkruante disa fjalë kur ajo po flinte.

Atë e zuri gjumi sapo mbështetin kokën pasi hipëm në avionin që do të na çonte në Doha, Katar. Unë po e shihja atë dhe mu kujtua se sa guximtare dhe e patrembur është treguar ajo kohët e fundit, ku ka përballuar situatat më të vështira dhe më të rrezikshme të jetës së saj. Kam shumë për të shkruar, por duhet të nisemi së shpejti drejt asaj që supozohet të jetë destinacioni ynë përfundimtar. Për shumë prej jush ajo mund të jetë thjesht një artiste me një zë të bukur dhe një talent të jashtëzakonshëm. Për mua ajo është një kampione e patrembur, e cila shumë herë ka qenë një model edhe për mua. Tani do ta lë që të flejë e qetë tani, sepse së shpejti ka shumë histori për të treguar. 

https://www.instagram.com/p/CSu2xrFpOgh/