Celebrities Gossip Showbiz

Ashtu siç na paralajmëruan! Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj do të publikojnë së shpejti bashkëpunimin…

Çfarëdo që prodhojnë çunat e “ThreeDots” nuk ka dyshimin më të vogël që do të kthehet në hit. Këtë e vërtetojnë jo vetëm milionat e klikimeve të tyre, por muzikën e tyre mund ta dëgjosh kudo. Ashtu siç bashkëpunimi më i fundit i tyre, që na solli një frymë shumë verore “Nina” u bërë sensacioni i kësaj vere.

Mesa duket, surprizat e çunave nuk kanë fund! Ka qenë vetë Flori Mumajesi para disa javësh ai që ka publikuar një Instastory nga studio e tij, ku dukej Bruno dhe këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj.

E bashkëpunimi që po prisnim të gjithë më në fund është shumë afër publikimit. Pak orë më parë, kantautori publikoi një sekuencë shumë të shkurtër nga klipi i dyshes, duke zgjedhur të mos zbulojë asgjë më shumë.

Mirëpo, nëse rikujtojmë postimin e Florit para disa javësh, teksa shfaqej në studio së bashku me Anxhelinën dhe Brunon, ai krahas tregoi se mund të sillnin pjesën e dytë të këngës hit verore “Nina”. Ende nuk dihet nëse dyshja e artistëve do të sjellin “Nina 2” apo një projekt të ri, megjithatë ne po e presim me padurim.

Ndërkohë, edhe Anxhelina ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore.  Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, e cila pati një impakt shumë pozitiv dhe Anxhelina mori edhe mbështetjen e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian, ka publikuar këngën “Run For” dhe “No Drama”.