Celebrities Gossip Showbiz

Aspak krenar për atë që ka bërë, por duhej të përgatitej për rolin e tij! Jamie Dornan habit me deklaratën e fundit…

Aktori i famshëm, Jamie Dornan, i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se ka përndjekur një grua në një metro të Londrës. 41-vjeçari ka pranuar se nuk ishte krenar për sjelljen e tij, por ka shtuar se e kishte të nevojshme në mënyrë që të përgatitej për rolin e tij në serialin “The Fall”.

Dornan ka dashur që të futej në mentalitetin e personazhit të tij, por mesa duket është penduar. Në një intervistë të fundit, aktori ka treguar se:

E ndoqa atë nëpër disa cepa rrugësh dhe më pas thashë: “Çfarë po bën?” Unë nuk jam aspak krenar për veten time. Por sinqerisht mendoj se mësova diçka prej asaj sjelljeje sepse padyshim që nuk kam bërë kurrë asgjë të ngjashme. Ishte intriguese dhe interesante të hyja në atë proces të ‘për çfarë po e ndjek?’ dhe ‘çfarë po përpiqesh të zbulosh?’

Megjithatë, Jamie kohët e fundit pranoi se ai ishte subjekt i përndjekjes. Ai zbuloi se fansat e çmendur të “Fifty Shades of Grey” kanë zbuluar se ku ka jetuar. Filmi ku ai mori pjesë u bazuan në trilogjinë e librit erotik nga EL James. Ngjarjet në libër ndoqën personazhin kryesor Anastasia Steele ndërsa u ndesh me sipërmarrësin e pasur Christian Grey. Libri më i shitur i publikuar në vitin 2015 shiti mbi 150 milionë kopje në mbarë botën.

Së fundmi Jamie Dornan u detyrua t’i thoshte aktores Liv Tyler se ai ka qenë i dashuruar me të kur ka qenë adoleshent. Duke luajtur një lojë të “Never Have I Ever” me aktoren në “Belfast”, Caitríona Balfe për “British Vogue”, Dornan, pranoi se fiksimi i tij kur ka qenë adoelshent ishte Tyler dhe kujtoi se kishte bërë një foto të saj “çdo natë” para gjumit.