Aston Martin ka zbuluar makinën e saj serike më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë, që kap çmimin e 400 mijë eurove. Bëhet fjalë për modelin Vanquish që kap shpejtësinë maksimale prej mbi 320 kilometra në orë. Nga gjiganti britanik që prodhon makinat ikonike sportive, thonë se kanë rikthyer emrin legjendar Vanquish që ka motor V12.
Në aspektin teknik është makina e parë e prodhuar nën drejtimin e drejtorit të ri të Aston Martin, Adrian Hallmark, që u largua nga Bentley. Kur flitet për motorin, kjo “bishë” prodhon 835 kuaj-fuqi, ka ndërruesin automatik me tetë shpejtësi që i mundëson Vanquish të arrijë shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë për 3.3 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike, pasi mund të përshkojë edhe atë prej mbi 320 kilometra në orë, që e bën makinën më të shpejtë serike të prodhuar nga Aston Martin.