Gossip Showbiz

“Ata e duan njëri tjetrin”, konfirmohet rikthimi i Kylie Jenner me Travis Scott?!

Miliarderja e famshme Kylie Jenner dhe ish-partneri i saj, Travis Scott përfliten prej kohësh për një rikthim, por zërat nuk janë konfirmuar ende nga dyshja. Në fakt duket se as ata vetë nuk e dinë se çfarë statusi kanë, sepse marrëdhënia e tyre është goxha e kompikuar.

Kylie dhe Travis kanë qenë për një kohë të gjatë një nga çiftet më të dashura për fansat. Ata u ndanë në tetor të vitit 2019 por janë një nga ish-çiftet që vazhdojnë të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dyshja këtë herë ka nxitur dyshimet për një rikthim të mundshëm.

Miliarderja 23-vjeçare nxorri një foto shumë të ëmbël për fansat e saj në Instagram. Në të shfaqej Travis dhe vajza e tyre Stormi, e të ngjallte ndjesinë e një familjeje shumë të lumtur.

Së fundmi, një burim pranë dyshes ka treguar për “People” se Kylie dhe Travis vazhdojnë të kenë ndjenja për njëri-tjetrin, por nuk janë bashkë. Ndërkaq një burim i sigurt ka thënë se:

Ata e duan njëri-tjetrin. E shijojnë kohën që kalojnë bashkë si familje me Stormi-n. Ata udhëtojnë të gjithë bashkë. Kylie dhe Travis kanë edhe takime romantike. Kanë punuar bashkë për të krijuar një situatë në familje që është më e mira për ta. Të qenurit bashkë 24/7 nuk funksionon, kështu që ata vazhdojnë të jetojnë në shtëpi të ndara. Nuk janë ekskluzivisht për njëri-tjetrin, por Kylie nuk po sheh askënd tjetër. 

Rikujtojmë, se vera është pothuajse stina më e preferuar e shumë njerëzve, pasi gjatë kësaj stine mund të zhvillohen një mori aktivitetesh. Nuk e dimë a e keni vënë re por ditët e fundit miliarderja dhe ylli i “KUWTK”, Kylie Jenner është duke na “bombarduar” me foto nën rrezet e diellit, e veshur me rroba banjo. Dhe kjo jo pa një arsye!