Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka gjë që e ndal një miliardere si Kylie Jenner, cili është biznesi i saj i rradhës?

Vera është pothuajse stina më e preferuar e shumë njerëzve, pasi gjatë kësaj stine mund të zhvillohen një mori aktivitetesh. Nuk e dimë a e keni vënë re por ditët e fundit miliarderja dhe ylli i “KUWTK”, Kylie Jenner është duke na “bombarduar” me foto nën rrezet e diellit, e veshur me rroba banjo. 

Dhe kjo jo pa një arsye!

Si një nga vajzat më të pasura në botë e cila në një moshë fare të rë ka krijuar një perandori me bizneset e saj, Kylie Jenner prej vitesh tanimë ka pushtuar tregun e make up-it, kometikës, të flokëve. Por nëse mendoni se miliarderja kënaqet me kaq e keni shumë gabim. Së fundmi Kylie do të përfshihet në një tjetër fushë.

Sipas “TMZ”, Kylie dëshiron që të krijojë një markë të saj për rrobat e aksesorët e plazhit me emrin “Kylie Swim” dhe “Kylie Swim by Kylie Jenner”. Koleksioni i saj do të përfshijë gjithçka duke nisur nga syzet e diellit, çantat e plazhit, rrobat e banjës, shapkat dhe peshqirët.

Deri më tani, Kylie ka shitur bikini dhe rroba banje për fansat e saj, por duket se këtë ide të saj dëshiron që ta zgjerojë më tej.

Deri më tani ajo ka arritur një sukses shumë të madh në të gjitha markat e saj: “Kylie Cosmetics”, “Kylie Body”, “Kylie Baby” dhe “Kylie Hair”. Rikujtojmë, se para disa ditësh 23-vjeçarja mori një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj.