Lifestyle Love & Sex

Atë që kishit besuar deri më tani për dashurinë terapisti i çifteve e hedh poshtë!

Terapisti i çifteve William Meleney beson se dashuria nuk është dhe nuk duhet të jetë një qëllim afatgjatë në një martesë, përkundrazi është një “mit i rrezikshëm” që shpesh çon në divorc. Ai shprehet se:

Është një situatë e përkohshme, jo konstante në marrëdhëniet tona. Kjo përvojë mund të kontribuojë në themelimin e një martese, por jo ta mbështesë atë plotësisht. Dashuria kalon me intimitet dhe rutinë.

Ai tregon se dashuria nuk e ka një fund, por evoluon dhe ky është çelësi i një marrëdhënieje.

Martesat e forta dhe të gjata piqen, nga dashuria në miqësi, dashuria e një miqësie të fortë, e karakterizuar nga butësia, mbështetja, barazia. Ndonjëherë ky zhvillim ndodh shumë shpejt, por në çdo rast favorizohet nga kalimi i kohës.

Meleney shton se dashuria është një lidhje e pakushtëzuar, pothuajse vetëmohuese, më e rëndësishmja në martesë, e cila vjen pasi ne e njohim thellë partnerin tonë dhe jemi në gjendje ta falim atë.