Bota

Athos Salomé, “nostradamusi” brazilian thotë se parashikimet e tij për 2024 po shpalosen në mënyrë të çuditshme…

I ashtuquajturi ‘mistiku’ brazilian Athos Salomé kishte parashikuar një incident që mund të përshkallëzonte konflikte botërore mes fuqive të mëdha si SHBA, Kina e Rusia, dhe tashmë pretendon se idetë e tij “po shpalosen, edhe pse disi në mënyrë të çuditshme”.

36 vjecari thotë se ka parashikuar përhapjen e koronavirusit, blerjen e rrjetit X/Twitter nga Elon Musk e madje dhe vdekjen e mbretëreshës Elizabeta.

Në një bisedë me rrjetin satirik britanik Daily Star ai sinjalizonte se lufta III Botërore nuk do të vinte prej konflikteve por nga “rrethana të paparashikuara”. Ai gjithashtu pretendonte se tensionet e detit të Kinës Jugore dhe të gjitha pikat e tensioneve në vende të ndryshme të botës, do të përshkallëzohet, të nxitura nga forca të errëta.

Athos shton se parashikimet e tij po shpalosen “por në mënyra disi kurioze”.

Ai kishte parashikuar diçka në rajonin e Detit të Kuq, ku tashmë raportohet se janë dëmtuar kabllot nënujore të internetit, duke sjellë trazira në komunikimet në Azi, Evropë e Lindjen e Mesme.

”Dëmtimet e kabllove nënujore në Detin e Kuq janë një kujtesë sesa e dobët është infrastruktura dhe rrjedhimisht sa shpejt përhapet krizë apo një konflikt”, tha ai për Daily Star.

Më herët, në fund të vitit të shkuar ai kishte paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të na mundësojë komunikimin me të vdekurit.

Parashikuesi psikik kishte thënë: “Ajo që mund të dukej si fantazi disa vjet më parë po bëhet pjesë e jetës së përditshme dhe po normalizohet.”

Athos ka ngritur dyshime nëse jemi të përgatitur për të përballuar përgjigjet që mund të marrin nga “nga mbretëri të tjera përtej botëkuptimit tonë”.

Por gjithsesi besonte se zmadhimi i të kuptuarit do të na lejojë të gjejmë “qetësi, mirëkuptim, dhe një lidhje më të thellë me universin”.