Celebrities Gossip Showbiz

Aurela Hoxha zbulon për herë të parë emrin e vogëlushes së saj!

Para dy vitesh, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë mama para dy vitesh pasi kishte lindur duke fshehur kështu shtatzaninë e saj dhe këtë duket se e ka bërë për të dytën herë. Vetëm pak muaj më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ne disa foto ku shfaqet me bebushen e saj në krah ku krahas ka shkruar: “Motra e Alaronit”.

E pak më parë me anë të një Instastory, teksa i është përgjigjur disa prej pyetjeve që ndjekësit i kanë bërë, bukuroshja ka zbuluar për herë të parë emrin e së vajzës të porsalindur.

Luna/ Ea

Alaron është emri me të cilin Aurela pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale, teksa ende nuk ka zgjedhur të tregojë emrin e vajzës së saj.

Ende nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Vetëm disa ditä më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.