Aktualitet

Azotiku i Fierit rivihet në punë, do bëhet central elektrik

Ndërtimi i një centrali për prodhimin e energjisë elektrike do të rikthejë në punë zonën industriale në Fier. Një pjesë e Azotikut, ku dikur prodhoheshin plehra kimike, por e mbetur tashmë jashtë funksionit, do të shndërrohet në central elektrik. Një kompani italiane do të realizojë projektin me vlerë 5 milionë euro, ku priten të hapen edhe 500 vende të reja pune.