Po mbahet sot protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Ashtu si në netët e mëparshme, protestuesit u mblodhën para Sheshit Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe u stacionuan.
Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndër sloganet e dëgjuara janë: “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Jep dorëheqjen”.
Protestuesit shprehin pakënaqësi për situatën politike dhe ekonomike në vend, duke kërkuar ndryshime dhe largimin e kryeministrit nga detyra.