Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Baba për herë të parë, DJ Sardi sapo na dha lajmin më të bukur të ditës!

Ai është treguar gjithmonë i rezervuar sa i takon jetës së tij private. E kemi fjalën për DJ Sardi i cili së fundmi nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetin e tij social Instagram ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të parë. Në fotot e publikuara shihet Sardi së bashku me nënën e ardhshme të fëmijës së tij e cila ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Krahas fotove, artisti i emocionuar ka shkruar këto fjalë:

Një miks ndjenjash… E di që të dua, edhe pse nuk të kam takuar akoma … I emocionuar çdo ditë e më shumë. Duke pritur ditën që do të të mbaj në krah, të të shoh të rritesh, të lozim dhe të qeshim bashkë. Mami dhe babi mezi po të presin… Të duam shumë!

Nuk dihen detaje të tjera se kur pritet të vijë në jetë bebi, por duket se nuk ka mbetur dhe shumë. Së fundmi, rikujtojmë se i ftuar në “Pardon My French”, DJ Sardi i cili nuk flet shpesh për jetën e tij private ka zbuluar ekskluzivisht për TAR planet për martesë dhe zgjerimin e familjes. Ai tregoi se bashkëjeton prej një viti tanimë me partneren e tij, Jonisa dhe se për momentin po shijon çdo fazë të lidhjes.