Celebrities Showbiz

Babai i Britney Spears po kërkon që të marrë fund kujdestaria?!

Çështja e kujdestarisë së Britney Spears u bë shumë kohë që është në vëmendje të mediave. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, po lirohet tani plotësisht. Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Fati i kujdestarisë do të përcaktohet në një seancë dëgjimore më 12 nëntor.

Edhe pse një burim për “Page Six” tha se Jamie është i shqetësuar se si Britney do ta përballojë të qenit e vetme për herë të parë pas 13 vjetësh, tani duket se po përpiqet maksimalisht që të japë fund kujdestarisë ndaj vajzës së tij.

Jamie ka paraqitur dokumente të reja ligjore ku sqaron më mirë pozicionimin e tij në këtë histori dhe kërkon të lirohet prej kësaj çështje. Ai shprehet nëpër deklarimet e tij se nuk kërkon asnjë dëmshpërblim apo kompesim të mëtejshëm dhe madje shfaqet i gatshëm për të hequr dorë sa më shpejt të jetë e mundur e të mbyllë këtë kapitull. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, shkruhet se:

Kjo kujdestari duhet të përfundojë. Tani. Nuk ka arsye për asnjë sekondë më shumë vonesë. Jam i gatshëm të mos kem asnjë rezervë për këtë përjashtim.

Rikujtojmë se, tani edhe motra e Britney Spears ka hedhur akuza për prindërit e saj duke thënë se ata u përpoqën vazhdimisht ta bindnin që të abortonte kur mbeti shtatëzënë në moshën 16-vjeçare. Jamie Lynn, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për mungesën e mbështetjes për motrën e saj, Britney-n, do të nxjerrë librin “Things I should Have Said”, në fillim të vitit të ardhshëm. Në mbishkrimin e postimit, Jamie Lynn Spears nuk e përmendi motrën e saj, por thjesht tha se libri do të detajonte problemet e saj të shëndetit mendor.