Botë e Çuditshme

Babai u doli nga fjala pasi fitoi 3 milion paund në lotari, djemtë hakmerren!

Një burrë nga Glasgou i Skocisë fitoi 3 milionë paund në lotarinë “EuroMilions”, por paratë nuk i ndau me asnjë nga dy djemtë e tij. Në shenjë hakmarrjeje dy djemtë i shkatërruan makinën me çekiç. Alex Robertson i cili punonte shofer fitoi një çmim prej 3 milionë paund në vitin 2012. Robertson ishte pjesë e një sindikate prej 12 shoferësh që kishin luajtur një biletë lotarie së bashku dhe fituan një çmim prej 38 milionë paundësh. Më pas çmimi u nda mes tyre.

Sipas fëmijëve të Robertson, fitorja me fat ishte gjëja më e keqe që mund të kishte ndodhur. William Robertson tha se:

Ky çmim ka shkatërruar familjen tonë.

Në fakt, babai nuk pranoi t’i ndajë fitimet me fëmijët e tij, të cilëve, sipas tregimeve të tyre, do t’u jepte vetëm 200 cigare. Një gjest që dy vëllezërve nuk u ka pëlqyer aq shumë sa u “hakmorën” duke i thyer me çekiç makinën e re. Dy djemtë, William dhe Alex u denoncuan në polici për gjestin e tyre.

Fillimisht Alex (babai që kishte fituar çmimin) tha se do të përdorte shumën e parave për familjen. Ai premtoi se do të merrte nënën e tij 78-vjeçare për të parë binjakun e saj në Australi. Por nuk ndodhi kështu dhe paratë shkaktuan një sherr mes babait dhe fëmijëve, ndërsa burri i denoncoi edhe fëmijët për “ngacmim”, duke pretenduar se kishte marrë mesazhe kërcënuese dhe këmbëngulëse prej tyre.