Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëpunimi i Elvanës dhe Dhuratës me një sukses ndërkombëtar!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Mund të themi që kjo verë do të jetë vera e bashkëpunimeve, pasi deri më tani shumë artistë kanë publikuar bashkëpunimet e tyre dhe shumë të tjerë kanë lajmëruar se do të lansohen shumë shpejt.

Së fundmi dy nga këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun kanë bashkuar forcat në një super bashkëpunim dhe janë pikërisht Dhurata Dora dhe Elvana Gjata. Dy bukuroshet kanë publikuar së fundmi  ‘Gajde’, e cila duket se po pëlqehet shumë nga ndjekësit, pasi brenda vetëm pak ditëve ka arritur më shumë se 8 milion shikime në platformën YouTube. Një sukses ky i parashikuar nga të dyja artistet shumë të dashura për publikun.

Por, nuk mbaron me kaq pasi pak më parë dy bukuroshet na kanë treguar se ‘Gajde’ ka arritur të renditet në vendin e parë në  Shqipëri dhe po ashtu në Zvicër duke u bërë kështu ‘trending’ dhe ndërkombëtarisht.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri.

Kujtojmë se Dhurata ka ripostuar në ‘Instastory’ suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime dhe së fundmi ka arritur 700 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë Dhurata me një postim në ‘Instastory’, ku dhe ka lajmëruar se mund të sjellë një tjetër bashkëpunim me reperin.