Bota Gossip

Bashkëshortja e Zelensky, Olena Zelenska zbulon herën e fundit që është takuar me presidentin!

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë së fundmi një intervistë për CNN, ku ndër të tjera ka zbuluar herën e fundit që ajo e ka takuar bashkëshortin e saj, Volodymyr Zelensky. Zonja e parë tha se ata janë takuar më shumë se një muaj më parë dhe se gjatë kësaj kohe kanë folur vetëm në telefon.

Volodymyr dhe ekipi i tij në fakt jetojnë në zyrën e tij. Për shkak të rrezikut, unë dhe fëmijët e mi u ndaluam të qëndronim atje. Kështu, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm me telefon. E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e madhe për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi.

Ndërkohë, sa i takon fëmijëve, ajo rrëfeu se nuk ju ka folur konkretisht për luftën. Zonja e parë e Ukrainës tregoi se fëmijët ndonjëherë e kuptojnë më mirë se të rriturit, thjesht duke bashkëjetuar me situatën dhe duke i jetuar frikërat me guxim. Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, reagoi për herë të parë zyrtarisht pas luftës dhe bombardimeve që Rusia po i bën vendit të saj.

Ajo shkroi një letër të hapur, duke rrëfyer të gjitha vështirësitë që populli po përballet gjatë këtyre ditëve, madje e ka përshkruar këtë ngjarje si diçka e cila është e pamundur të besohet. Së fundmi gjithashtu, Olena ka spërndarë në llogarinë e saj në Instagram një mesazh publik që i ka dërguar pikërisht bashkëshortja e Kryeministrit të vendit, Edi Rama, Linda Rama.