Celebrities Music Showbiz

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts mund të humbë turneun e ardhshëm të grupit dhe ja arsyeja se pse…

Bateristi i grupit të famshëm muzikor “Rolling Stones”, Charlie Watts ka të ngjarë të humbë turneun e ardhshëm të grupit, “No Filter” në Amerikën e Veriut. Lajmi vjen pasi Watts mbushi 80 vjeç në muajin qershor dhe i ishte nënshtruar një procedure mjekësore për një sëmundje që nuk është bërë ende e ditur. Një zëdhënës për shtyp erdhi me një deklaratë në “Twitter” duke thënë se bateristi duhet të pushojë dhe të shërohet.

Charlie ka kryer një procedurë e cila ishte plotësisht e suksesshme, por mjekët e tij këtë javë arritën në përfundimin se ai tani ka nevojë për pushim dhe shërimin e duhur.

Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Charlie Watts i cili ka bërë shaka duke thënë:

Me provat që fillojnë brenda disa javësh është shumë zhgënjyese por gjithashtu e drejtë të thuash që askush nuk e priti këtë që po vinte.  Unë jam duke punuar shumë për t’u përshtatur plotësisht, por sot kam pranuar këshillën e ekspertëve se kjo do të zgjasë pak. Pas të gjitha vuajtjeve të fansave të shkaktuara nga COVID-19, unë me të vërtetë nuk dua që shumë fansa që kanë blerë bileta për këtë turne të zhgënjehen nga një shtyrje ose anulim tjetër.

Bateristi Steve Jordan, i cili ka luajtur dhe me Keith Richards dhe ishte anëtar i grupeve që këndonin në emisione si “Saturday Night Live” dhe “Late Night with David Letterman”, do të zërë vendin e Watts. Turneu “No Filter” nis më 26 shtator në St.Louis dhe është planifikuar të vazhdojë në Dallas, Atlanta, Los Angeles dhe Las Vegas. Planet për organizimin e turneut në 15 qytete u anuluan për shkak të pandemisë në vitin 2020.