Celebrities Live From Tirana

“Beatrix të tjera gjëra më premtoi të tjera bëri”/Për këto e shumë të tjera Niko Komani rrëfehet ekskluzivisht për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Niko Komani për të na komentuar më rreth rreth ngjarjeve më të fundit të ndodhura në shtëpinë më të famshme e më të komentuar, “Big Brother Vip”. A e ka ndjekur mjaftueshëm Niko “BBV” dhe si e ka parë ai lojën e dy prej shoqeve të tij, Sarah Berishës dhe Beatriks Ramosajt?

Unë e ndiqja, nga hyrja e Triksës dhe Sarës e ndoqa më shumë. Tani perveç se e ndjek shoh edhe episodet e prime-eve të vjetra. Mua Sara më është dukur pak e frikësuar dhe nuk e kuptoja pse e sulmonin apo nominonin. Sara nisi të jetë Sara që kur hyri Dj Pm. Triksa edhe pse para se të futej aty kemi folur deri në 3 të mgjesit, të tjera gjëra më premtoi të tjera bëri. Duke e njohur e prisja që do ishte ajo Triks, e çiltër, nuk luajti. Unë e dija që nuk do bënte gjë sepse është emocionale, ndjek zemrën dhe kjo e penalizoi në lojë jo në imazh. Sa i përket raportit me Donaldin, i shoh shumë nice, mezi pres t’i shoh jashtë të dy së bashku.

Sa i përket mllefit që është krijuar në rrjetet sociale për Triksën, si e gjykon Niko këtë, sa e drejtë është për të që ish-konkurrentja të sulmohet kaq shumë nga njerëzit?

Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e egzagjeruan dhe kaloi në bullizëm online, u agravua situata.

Ndërkaq kë sheh Niko si fitues të këtij edicioni të “BBV”?

Tani që nuk është Triksa, Donaldi do e marri më seriozisht. Për mua ta marri Beniada sepse është nga personazhet më ‘cool’ që po rezistojnë aty. Ështe ‘funny’, e zgjuar.

Nëse Nikos do i propozohej të hynte në edicionin e dytë të “BBV”, a do të pranonte?

Unë kam patur ftesë për të qenë pjesë, më erdhi pak vonë dhe mendoj se Niko si personazh nuk mund të hyjë në janar por në fillim. 80% do të thoja po, do të doja të eksploroja një anë tjetër timen sepse aty nuk ka kushte dhe nuk po flas vetëm për ushqimin. Aty nuk ke shok, nuk bën dot dashuri(qesh). Do të doja të isha me Roza Latin, ne kemi debate gjithmonë me Rozën dhe ende jemi miq të ngushtë. E kam menduar Sara Kolamin po nuk e di a do të ishte e fortë, Kiara Titon si dhe do të kisha debata të forta me Alban Ramosaj, jemi 100% ndryshe.