Celebrities Gossip Music Showbiz

Bebe Rexha zyrtarisht këngëtarja e 23-të më e dëgjuar në planet!

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka arritur së fundmi një rekord prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. Lajmi i arritjes së saj u zbulua nga vet këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory. Postimi përmbante një citim që njoftonte: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.

Disa nga hitet e yllit të muzikës pop përfshijnë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be” dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh. Ky sukses i fundit në Spotify e vendos Bebe-n në një kategori të veçantë artistesh femra, duke i dhënë një vend të merituar mes 23 femrave më të dëgjuara në këtë platformë.

Shikueshmëria dhe ndjekja e madhe që Bebe Rexha gëzon në Spotify është një tregues i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës, e cila ka arritur të prekë zemrat e miliona dëgjuesve anembanë globit. Kënga “Meant To Be” ka arritur të pozicionohet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga e realizuar në bashkëpunim me duon Florida Georgia Line, u publikua për herë të parë në vitin 2017. Ky ishte hapi i parë i Bebes drejt influencave të muzikës country dhe në atë kohë u bë kënga më e suksesshme e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke hyrë në Top 100 e këngëve zyrtare në shkurt 2018 dhe duke arritur në pozicionin e 11-të në mars. Ishte kjo këngë që i dha artistes shqiptare nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si Grammy Awars, MTV Video Music Awards, American Music Awards, MTV Europe Music Awards e të tjera.