Celebrities Gossip Music Showbiz

Bebe Rexha publikon hitin e ri “Chase It”!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar hitin e saj më të ri “Chase It (Mmm Da Da Da)”. kjo këngë shënon një hap të rëndësishëm për yllin e muzikës pop në botën e muzikës. Kënga është rezultat i bashkëpunimit të Bebes me një ekip të prodhuesve të talentuar të zhanrit house të muzikës, të cilët janë të njohur për punën e tyre në skenë.

Klipi i kësaj kënge e shfaq 34-vjeçaren në një frymë të guximshme dhe provokuese, duke e paraqitur atë teksa kërcen me pasion nën ritmet e këngës së saj. Senat “e nxehta” të klipit janë të garantuara të bëhen një hit në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme muzikore.

“Chase It (Mmm Da Da Da)” tregon jo vetëm talentin artistik të Bebe-s, por edhe shkathtësinë e saj për të qenë inovative dhe për të eksploruar territore të reja në karrierën e saj artistike. Fansat dhe kritikët mezi presin të shohin ecurinë e kësaj kënge në klasifikimet muzikore dhe se si do të pritet nga audiencat globale.

Rexha, ka arritur së fundmi një rekord prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. Lajmi i arritjes së saj u zbulua nga vet këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory. Postimi përmbante një citim që njoftonte: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.