Celebrities Music Showbiz

Bebe Rexha ndan mesazhin e rëndësishëm në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor!

Dita e kaluar shënoi Ditën Botërore të Shëndetit Mendor dhe në këtë ditë të rëndësishme ka reaguar dhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Bebe ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke shpërndarë disa nga thëniet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor dhe disa nga shenjat e tij.

A e kupton ndonjëherë se po përkeqësohesh sërish. Pra, ti e di që nuk po bën punën që duhet të bëje, ti e di që nuk po pastron, ti e di që nuk po kujdesesh për veten, ti i di të gjitha gjërat që duhet të bësh që të fillosh të ndjehesh më mirë. Por ti thjesht nuk mundesh.

Krahas postimeve të shumta shpjeguese lidhur me shëndetin mendor, Bebe e ka shoqëruar me fjalët:

Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Këtu janë disa nga postimet e mia të preferuara që kam gjetur në Instagram. Është e rëndësishme të dini se mund të keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të mirë mendor dhe të mos keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të dobët mendor. Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik.

Këngëtarja ka publikuar pak kohë më parë albumin e saj të fundit “Better Mistakes”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku duke u renditur kështu në ‘top list’-at e klasifikimeve. Teksa të gjithë ishin kuriozë për mesazhet që këngëtarja ka pasur si qëllim të përcjellë me anë të këtij albumi, Bebe tregoi në një intervistë edhe motivin kryesor, duke ofruar kështu një mbështetje të madhe për fëmijët dhe personat që kanë probleme të shëndetit mendor.