Celebrities Showbiz

“Dua që njerëzit ta dinë se nuk janë vetëm!” Bebe Rexha i drejtohet fansave të saj!

Bebe Rexha është një nga artistet me origjinë shqiptare, e cila ka korrur suksese të shumta në botën e muzikës. Këngëtarja ka publikuar pak kohë më parë albumin e saj të fundit “Better Mistakes”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku duke u renditur kështu në ‘top list’-at e klasifikimeve.

Teksa të gjithë ishin kuriozë për mesazhet që këngëtarja ka pasur si qëllim të përcjellë me anë të këtij albumi, Bebe tregoi në një intervistë edhe motivin kryesor, duke ofruar kështu një mbështetje të madhe për fëmijët dhe personat që kanë probleme të shëndetit mendor. Rexha u shpreh:

Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta.

Ndërkaq, një tjetër lajm ka gëzuar fansat e Rexhës. Ajo ka publikuar projektin e fundit muzikor me titull “Chains In My Heart”, në bashkëpunim me Topic. Menjëherë pas lançimit të këngës në platformat ‘online’, fansat i kanë ‘dhuruar’ mijëra shikime.

Rikujtojmë se, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin e ri të titulluar “Queenpins”. Krijuesja e shumë hiteve muzikore së fundmi ka shpërndarë në “Instagram” trailerin e filmit, në të cilin po ashtu shfaqet në një pjesë me flokë të zeza e me një pamje totalisht ndryshe.