Bebe Rexha publikon këngën parë të vitit 2024, do ta dashuroni menjëherë…

Me muzikën e saj dhe jo vetëm, Bebe Rexha vazhdon të tërheqë vëmendjen në skenën globale të muzikës. Rikujtojmë se pak kohë më  parë, këngëtarja bëri një paraqitje spektakolare së bashku me DJ e njohur, David Guetta gjatë ceremonisë së mbylljes së finales së Kampionatit Botëror të FIFA-s për klubet. Këngëtarja 34-vjeçare u ngjit në skenë me një kostum të zi të ngushtë që vinte në pah format e saj trupore si dhe një jelek korset mbi të. Ngjarja madhështore u mbajt në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabi Saudite. Bebe mori vëmendjen jo vetëm për super performancën magjike por edhe për veshjen e saj të veçantë. Ylli i muzikës pop dukej jashtëzakonisht sensacionale teksa doli në skenë dhe elektrizoi skenën duke interpretuar hitet e saj të rrethuar nga kërcimtarë meshkuj. David Guetta, i cili pritet të bëhet baba sërish, ishte gjithashtu i pranishëm. DJ 56-vjeçar kishte veshur një xhaketë të zezë fluturuese që e kombinoi me një palë pantallona të gjera dhe këpucë të bardha. Kampionati Botëror i FIFA-s për klube është një turne futbolli ku ekipet më të mira të klubeve nga pjesë të ndryshme të botës konkurojnë për të përcaktuar kampionin përfundimtar.

Bebe Rexha, ylli shqiptar që ka arritur të përhapë muzikën e saj në çdo cep të botës, ka bashkuar forcat me DJ-in e famshëm brazilian Alok për të krijuar hitin e ri “Deep in your love.” Ky është publikimi i saj i parë muzikor për vitin 2024. Kënga “Deep in your love” shënon një hap të rëndësishëm për Bebe Rexhën në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Ndërkohë, Rexha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me nominimin e saj për çmimin “Kënga më e mirë rimtike pop” në “Grammy Awards 2024”. Nominimi i saj për këngën “One In A Million”, në bashkëpunim David Guetta, është një dëshmi e mëtejshme e talentit dhe punës së palodhshme të këngëtares në industrinë e muzikës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alok (@alok)