Celebrities Music Showbiz

Bëhuni gati fansa të Justin Bieber, këngëtari po vjen me të tjera surpriza!

Ditën e kaluar, Prime Video e Amazon Studios publikoi trailerin e dokumentarit të ardhshëm të Justin Bieber, të titulluar “Justin Bieber: Our World”, me regji të Michael D. Ratner dhe pritet të dalë në treg më 8 Tetor. Dokumentari 90-minutësh ndjek Bieber prapa skenave ndërsa ai përgatitet për koncertin e tij të Vitit të Ri 2020. Në trailerin e publikuar, Justin dëgjohet teksa thotë:

Unë thjesht doja të krijoja një natë që do t’i bashkonte njerëzit dhe ata thjesht do të lëshonin veten dhe do të kënaqeshin. Unë jam i emocionuar të kthehem në atë skenë, t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, t’i bëjnë njerëzit të lumtur.

Këngëtari publikoi për herë të fundit “Justin Bieber: Sezonet 2020”, një dokumentar i cili detajonte rikthimin e tij në muzikë mes betejave personale dhe ku ai zbuloi sekrete si diagnoza e sëmundjes së tij Lyme, si dhe momentin kur u ndje se po vdiste nga përdorimi i drogës.

Vendosa të ndaloj. Stafi i sigurisë po vinin në dhomë natën për të kontrolluar pulsin tim. Njerëzit nuk e dinë sa serioze u bë. Ishte e frikshme dhe e çmendur.

Rikujtojmë se, çifti më i përfolur i showbiz-it, Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Bieber kanë festuar përvjetorin e 2-të të martesës së tyre. Së fundmi, në nder të përvjetorit të martesës së tyre, Hailey ka postuar disa foto të dasmës së saj në rrjetin social Instagram ku çifti duken të mrekullueshëm dhe shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.