Celebrities Love & Sex Showbiz

Sa shpejt kalon koha, Justin Bieber dhe Hailey festojnë 2-vjetorin e martesës!

Çifti më i përfolur i showbiz-it, Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Bieber festojnë sot përvjetorin e 2-të të martesës së tyre. Modelja e njohur dhe këngëtari i famshëm rikujtojmë se janë martuar në vitin 2018 dhe ata e festuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre me një dasmë një vit më vonë, më 30 shtator 2019.

Së fundmi, në nder të 2-vjetorit të martesës së tyre, Hailey ka postuar disa foto të dasmës së saj në rrjetin social Instagram ku çifti duken të mrekullueshëm dhe shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi, rikujtojmë se Hailey në intervistën e saj, arriti që t’ju japë përgjigje të gjitha polemikave në lidhje me jetën e saj. Që nga koha që ajo dhe Justin kanë bërë publike lidhjen e tyre edhe deri në ditët e sotme janë diskutuar gjithmonë për jetën dhe marrëdhënien e tyre.

Ndërkaq, në mbrëmjen e madhe të ‘Met Gala 2021’ diçka aspak e zakontë shqetësoi dyshen e njohur. Këngëtarja e njohur Selena Gomez nuk mori pjesë në mbrëmjen e zhvilluar këtë vit por fansat e saj e bënë shumë të dukshme prezencën e saj. Gjatë kohës kur Justin Bieber dhe Hailey po ecnin së bashku në tapetin e kuq, fansat filluan të gjithë të brohorisnin emrin e Selenës.

Gjithashtu, nëse ju ka shpëtuar si detaj artisti kanadez ka nxitur thashethemet se bashkëshortja e tij është shtatzënë, pasi preku barkun e saj gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq. Por megjithatë, reagimi i Hailey ishte i shpejt, e cila ia largoi dorën si për t’i treguar që të mos e vendoste dorën aty gjatë pozimit para kamerave. Fansat e çiftit ishin të shpejt për të komentuar, se dyshja e njohur mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.