Celebrities Gossip Showbiz

Bëhuni gati se kemi dasmë! Ylli i “Twilight” i propozon partneres së tij në mënyrën më të veçantë!

Së fundmi, ylli i “Twilight”, Taylor Lautner është fejuar me të dashurën e tij prej tre vitesh, Taylor Dome. Lautner ka postuar disa foto nga propozimi romantik në rrjetin e tij social Instagram, teksa ka shkruar:

11.11.2021. Dhe kështu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan!

https://www.instagram.com/p/CWOTRw9JjiH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ae2de8c3-a400-4eeb-9d92-3c6e18350bf2

Aktori i njohur i propozoi Dome me një unazë platini me gur diamanti me prerje ovale, të bërë me porosi nga Ring Concierge. Edhe Dome ndau një foto nga propozimi në rrjetin e saj social Instagram teksa shkroi:

Shoku im më i mirë absolutisht. Mezi pres të kaloj përjetësinë me ty!

https://www.instagram.com/p/CWOTpDwPCKF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03240340-6968-4b9f-ba2b-ef17f10b9fe7

Rikujtojmë, se para marrëdhënies së tij me Dome, Lautner ka pasur një sërë marrëdhëniesh me vajza të njohura të showbiz-it. Ai doli me aktoren Billie Lourd për rreth 7 muaj, përpara se të ndahej në vitin 2017.

Dikur ai ka qenë gjithashtu në lidhje me disa aktore të tjera, duke përfshirë Lily Collins, Maika Monroe, Maria Avgeropoulos dhe Selena Gomez. Lautner ishte gjithashtu në një romancë të shkurtër, por shumë të përfolur me këngëtaren Taylor Swift.