Celebrities Gossip Showbiz

“Besoj në drejtësi…”, e denoncoi për dhunë fizike, Arbenita Ismajli reagon pas arrestimit të Feros!

Lidhja e modeles Arbenita Ismajli me reperin e njohur Fero, me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero dyshohet se është arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Sipas mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluan në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

E teksa deri më tani nuk kishim asnjë reagim, më në fund Arbenita me anë të një Instastory ka reaguar në lidhje me atë çfarë ka ndodhur:

Ju falenderojmë për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi.