Një i ri i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje u arrestua në Kamzë, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë një person dhjetorin e kaluar.
Në pranga ra 23-vjeçari F.B., për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Ai u lokalizua dhe u kap në Kamzë, ndërsa në mars të këtij viti, ndaj tij Gjykata e Durrësit kishte caktuar në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas hetimeve, dyshohet se më 15 dhjetor 2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr.9 të Durrësit, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin F.K., në bashkëpunim me tre persona të tjerë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.