Celebrities Showbiz

Beyonce dhe Jay-Z vazhdojnë me bamirësitë e tyre, kësaj here për bursat studimore!

Mësohet se së fundmi Beyonce dhe Jay-Z, do dhurojnë kontribute në pesë kolegje dhe universitete për njerëz me ngjyrë. Pas fillimit të fushatës së tyre “Për dashurinë”, është njoftuar se çifti i famshëm kanë bashkuar forcat me kompaninë “Tiffany & Co” për programin e bursave përmes BeyGOOD dhe Fondacionit Shawn Carter.

“Tiffany & Co” ka premtuar dy milionë dollarë për financim bursash për studentët e arteve dhe fushat krijuese në shkollat ​​e vogla private dhe të zgjedhura, si Universiteti Lincoln në Pensilvani, Universiteti Shtetëror Norfolk në Virxhinia, Kolegji Bennett në Karolinën e Veriut, Universiteti i Arkansas në Pine Bluff dhe Universiteti Shtetëror në Ohio. Brenda A. Allen, presidente e Universitetit Lincoln, tha në një deklaratë se:

Ne do të donim të falënderonim Fondacionin Shawn Carter, BeyGOOD, çiftin Carters dhe kompaninë “Tiffany & Co” për përfshirjen e Universitetit Lincoln në këtë dhuratë të mahnitshme. Lincoln ka vendosur një përparësi të lartë në mbështetjen e arteve dhe shkencave humane në kampusin tonë. Sigurimi i mbështetjes financiare për studentët që ndjekin këto drejtime rrit aftësinë e tyre për t’u angazhuar plotësisht në studimet e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce dhe Jay-Z bëjnë të tilla bamirësi. Dyshja e njohur ka një histori të mbështetjes së bursave studimore për studentët. Beyonce edhe më parë ka dhënë bursa përmes fondacionit të saj BeyGOOD dhe performancës së saj në Coachella në vitin 2018, e cila u përjetësua në dokumentarin e saj në Netflix “Homecoming”. Jay-Z gjithashtu ka ndihmuar studentët duke përfshirë organizimin e një turneu me autobus për HBCU në vitin 2019.

Rikujtojmë se, ky lajm vjen pasi Beyonce ka ‘zgjuar’ Audrey Hepburn-in e saj të brendshëm teksa iu bashkua Jay-Z si një nga fytyrat e reja të kompanisë së bizhuterive luksoze “Tiffany & Co’s About Love”. Gjatë xhirimeve Beyonce gjithashtu reklamoi diamantin e famshëm 128.54 karat Tiffany Diamond, duke e bërë atë gruan e pestë në gjithë botën që e ka vendosur gurin e çmuar dhe shënoi herën e parë që ajo u shfaq në një fushatë.