Celebrities Gossip Showbiz

Wow! Vetëm Beyonce dhe Jay-Z mund të reklamonin miliona dollarë në këtë mënyrë…

Beyonce ka ‘zgjuar’ Audrey Hepburn-in e saj të brendshëm teksa iu bashkua Jay-Z si një nga fytyrat e reja të kompanisë së bizhuterive luksoze Tiffany & Co’s About Love.

Këngëtarja, 39 vjeçe, imitoi personazhin e famshëm Audrey Holly Golightly në romancë-komedinë Sixties Breakfast at Tiffany’s ndërsa u shfaq veshur në një fustan të zi që i nxirrte hiret më të mira në pah, teksa pozonte së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjatë xhirimeve Beyonce gjithashtu reklamoi diamantin e famshëm 128.54 karat Tiffany Diamond, duke e bërë atë gruan e pestë në gjithë botën që e ka vendosur gurin e çmuar dhe shënoi herën e parë që ajo u shfaq në një fushatë.

Beyonce i mahniti të gjithë teksa u shfaq me fustanin e zi të tejdukshëm në anën e hireve dhe një palë doreza rrjetë.

Themeluesja e Ivy Park mbante flokët e saj të stiluara në një mënyrë shumë elegante me disa fije flokësh që ‘binin’ mbi fytyrën e saj, teksa shikonte drejt kamerës stoike me duart në ijet e saj.

Rreth kësaj fushate çifti tregoi për PEOPLE se:

Dashuria është diamanti që stolitë dhe arti dekorojnë.

Diamanti i verdhë masiv që ra më shumë në sy tek Beyonce u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut në 1877 dhe më parë ishte vendosur vetëm nga katër gra: Mary Whitehouse, Audrey Hepburn, Lady Gaga dhe Gal Gadot.