Bota

Bill Gates vijon të jetë kundër Elon Musk, çështjet për të cilat miliarderët e teknologjisë nuk pajtohen me njëri-tjetrin!

Gazetari amerikan Walter Isaacson ka publikuar së fundmi një biografi për miliarderin e teknologjisë Elon Musk, ku saktëson se marrëdhëniet mes Musk dhe Bill Gates janë shumë të ndërlikuara. Ideja e Musk për të lënë Tokën e për të jetuar në Mars nuk është pritur mirë nga Bill Gates. Ai u përpoq ta kuptonte dhe siç mund të lexohet në biografi, ka thënë se “është pak e çuditshme”.

Dallimet mes të dy miliarderëve nuk fokusohen vetëm jashtë Tokës, por ka një çështje tjetër për të cilën ata nuk pajtohen me idetë e njëri-tjetrit, makinat elektrike. Elon është pronari dhe themeluesi i Tesla, një kompani e makinave elektrike që ka pushtuar tregun. Edhe pse sot automjetet e tij shiten në të gjithë botën, Gates pati një takim me të për të folur për qëndrueshmërinë e gamës së re të kamionëve elektrikë për të cilat Musk po punon.

“Është një aspekt ku ishte e qartë që ai nuk kishte dijeni”,-mësohet të ketë thënë Gates. Ajo që distancoi më shumë dy nga njerëzit më të pasur në botë ishte blerja e aksioneve nga Gates në kompaninë e automjeteve elektrike. Sjellim në vëmendje se bashkëthemeluesi i Microsoft, Gates beson se ChatGPT, një chatbot që jep përgjigje të habitshme të ngjashme me njeriun ndaj pyetjeve të përdoruesve, është po aq i rëndësishëm sa shpikja e internetit.