Showbiz

Blogerja e famshme bëhet nënë për herë të parë, fotot e ëmbla përlotën publikun

Shumë personazhe të njohur shqiptarë e të huaj këtë periudhë janë bekuar me fëmijë në jetën e tyre.

Pak orë më parë edhe blogerja e famshme Italiane Chiara Ferragni solli në jetë djalin e saj të parë dhe nuk ka ngurruar të emocionojë publikun dhe fansat me fotot e ëmbla.

“19 mars 2018: Luani jonë i vogël lindi” -shkruan ajo në një nga fotot e postuara. Momente të tjera të bukura ajo i ka shfaqur në historinë e Instagram-it por një foto e saj ka përlotur një pjesë të mirë të njerëzve që e kanë parë.

Chara ka shfaqur momentin kur ka parë për herë të parë vogëlushin e saj pak momente pasi erdhi në jetë dhe ajo me Dj e famshëm Fedez nuk i mbajtën dot lotët e gëzimit.