Gossip Showbiz

Detaji që “tradhtoi” gjithçka? Fedez pritet të bëhet sërish baba?

Një kapitull i ri duket se po troket në jetën e Fedez, dhe këtë herë jo nga një deklaratë zyrtare, por nga një detaj që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.

Në orët e fundit, rrjetet sociale janë “ndezur” pas një fotografie të publikuar nga reperi, ku ai shfaqet krah partneres së tij Giulia Honegger.

Edhe pse pa mbishkrime të qarta, imazhi ka mjaftuar për të ngritur dyshime të forta: a është ajo shtatzënë?

Në foto, çifti shfaqet duke u relaksuar në divan, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është barku i rrumbullakosur i Giulias, i dukshëm nën një këmishë të ngushtë, një detaj që ka bërë menjëherë xhiron e internetit.

Edhe pse nuk është hera e parë që përflitet për një shtatzëni të mundshme, këtë herë fansat janë më të bindur se kurrë se një bebush mund të jetë rrugës.

Ndërkohë, Chiara Ferragni, ish-bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve të tij, Leone dhe Vittoria, duket se ka gjetur qetësi në jetën e saj personale, duke e kthyer faqen pas ndarjes.

Ky zhvillim vjen në një periudhë mjaft intensive për Fedez, i cili së fundmi ishte në qendër të vëmendjes edhe për paraqitjen në Festivali i Sanremos, si dhe për podkastin e tij që po gjeneron diskutime të shumta.

Pa konfirmime zyrtare, por me një “shenjë” që po bën xhiron e rrjetit, mbetet të shihet nëse çifti do të zbulojë së shpejti lajmin që fansat duket se e kanë kuptuar tashmë.