Celebrities Gossip Showbiz

Reperi italian Fedez po bëhet baba për herë të tretë? Lajmi “pushton” rrjetin!

Reperi italian, Fedez mund të jetë duke u bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Giulia Honegger, me të cilën është në një lidhje prej disa muajsh, thuhet se është në pritje të fëmijës së parë. Këto janë zërat që prej ditësh po qarkullojnë në faqet kryesore të mediave rozë. Në numrin e saj të publikuar më 18 mars, revista ka nxjerrë foto të këngëtarit, i cili u rendit i pesti në Sanremo Music Festival në duet me Marco Masini me këngën “Male necessario”, së bashku me partneren e tij, duke e konsideruar të sigurt lajmin e shtatzënisë.

Sipas të njëjtit burim, Federico Lucia (emri i vërtetë i Fedez) ia ka komunikuar tashmë këtë lajm ish-bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni, me të cilën ka dy fëmijë, Leonen dhe Vittorian. “Marrëdhëniet mes Fedez dhe Chiarës nuk janë ideale, por ata komunikojnë për të mirën e fëmijëve,thuhet në artikull. Fëmijët do të duhet të mirëpresin në jetën e tyre një motër ose vëlla të vogël, në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe Chiarën.”

Nga vetë protagonistët, për momentin nuk ka asnjë reagim. Ndërkaq, influencerja e njohur italiane Chiara Ferragni nga ana tjetër duket se ka gjetur sërish dashurinë. Pas ndarjes nga Giovanni Tronchetti Provera, ajo është fotografuar nga paparacët në Milano në shoqërinë e një mashkulli që po përflitet si partneri i saj më i ri. Sipas mediave italiane ai është menaxheri kolumbian Jose Hernandez. Të dy u fotografuan gjatë një shëtitjeje me qenin e saj Paloma, ndërsa në një moment janë kapur edhe duke u puthur, gjë që ka nxitur zërat për një lidhje romantike.